4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kurti komenton arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, godet prokuronin Blerim Isufaj

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai ka thënë se është sistemi i drejtësisë qe merret me këtë rast por kjo çështje sipas tij ka fakte.

Ne urojmë e shpresojmë që të merren me profesionalizëm dhe përpikëri. Pati një gëzim opozitar për arrestimin e kryeshefit Krasniqi, por ky është fakt i opozitës jo i çështjes. Ne e dijmë se ka pasur shumë kryeshefa në KEK dhe ka pasur shumë keqpërdorime por asnjëherë nuk është marrë prokuroria me to”, ka thënë Kurti.

Ai tha se udhëheqja aktuale e KEK ka deponuar me dhjetëra fakte e dëshmi materiale për keqpërdorimet qe i ka gjetur aty por zelli i prokurorisë për tu marrë me faktet dhe keqpërdorimet e mëhershme ka qenë zero.

Kurti ka thënë se prokurori Blerim Isufaj është i mirënjohur në skenën tonë publike që rastin e vrasjes së ish shefit të AKP, Dino Hasanaj e kategorizoi në vetëvrasje ndërsa vetëvrasjen e zyrtarit të qeverisë, Hambi Sopës nga vetëvrasje e konsideroi në vrasje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit