4.1 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Kurti: Koha që i kemi dhënë KFOR-it për largimin e barrikadave po shkon shpejtë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se koha që i është dhënë KFOR-it për largimin e barrikadave në veri po shkon shpejtë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bashkëpunim të mirë më KFOR-in por siç ka thënë ai, “nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë por edhe barrikadat në rrugë që e pengojnë lëvizjen e lirë”

“Vendosja e barrikadave në rrugë nuk do të tolerohet por ato do të largohen. Ne i kemi dhënë kohën e mjaftueshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht që kjo kohë po shkon më shpejtësi”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të bisedojnë më kriminelët por do t’i arrestojë.

“Veprimeve të ligjshme të Qeverisë së Kosovës i janë kundërvënë kriminelët duke sfiduar punën e organëve të zbatimit të ligjit por edhe duke cenuar sigurinë në vend. Këta kriminel të sanksionuar nga SHBA dhe Britania po mbështet nga Vuçiq për të destabilizuar sigurinë në rajon dhe cenuar integritetit territorial të Republikës tonë.Institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë e bisedojnë më kriminel, por do t’i arrestojnë ata”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit