2.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

​Kurti: KFOR-i po kërkon pak kohë që shpejt t’i heq barrikadat, ne po presim

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe një herë i ka bërë thirrje KOFR-it që ta garantojë lirinë e lëvizjes, pasi bllokimi i rrugëve publike me automjete të rënda për të penguar lirinë e lëvizjes nga banda kriminale që qëllojnë mbi policinë tonë e policinë e EUELX-it, jo vetëm që është i papranueshëm por duhet të jetë edhe i papërsëritshëm kurdoherë në të ardhme.

Kurit në një konferencë për media, ka thënë se ajo që ata e dinin gjatë gjithë kohës, u shpërfaq në mënyrën të mundshme, edhe përkundër atyre që mendonin ndryshe.

“Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e trupave të saj ushtarake, të cilët para gati qerek shekulli patën kryer gjenocidë kundër popullit tonë dhe dogjën e shkatërruan pasurinë tonë. Beogradi zyrtarë sot po flet dhe sillet si para 23 viteve dhe madje udhëhiqet nga një kastë e njëjtë politikanësh me në krye ish-ministrin e informatave të Millosheviqit dhe ish zëdhënësin e partisë së Millosheviqit. Serbia nuk po e fsheh se kërkon rikthim në Kosovë , pra në esencë kërkon të vazhdojë luftën, luftën të cilën e humbi dhe kapitullimin e pranoi aso kohe në 1999, andaj edhe mohimi i shtetit dhe pavarësisë tonë nga ana e Serbisë, përbën kërcënim të vazhdueshëm jo vetëm për shtetin tonë por edhe për ekzistencën tonë“, tha ai, duke shtuar se në veri të vendit paqja mbeti e brishtë dhe se integrimi i vërtet as pas pavarësisë dhe as më shumë se një dekade dialogu në Bruksel.

Sipas tij, Qeveria është e interesuar për bashkëbisedim me të gjithë serbët në Kosovë dhe të marrin vendet kushtetuese që u takojnë, por fatkeqësisht Serbia përmes grupeve kriminale po mban pengë qytetarët serbë në veri.AI përmendi disa vendime që janë shtyrë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar, por shtoi se edhe ato do ta kenë një afat i cili do të skadojë, pasi asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga implementimi i ligjshmërisë.

Paligjshmëria nuk do të tolerohet, nuk do të durohet në asnjë pjesë të vendit tonë. Unë ftoj të gjithë serbët në Kosovë që të punojnë bashkë me neve, të jetojnë bashkë me neve, të kuvendojnë bashkë me neve, të qeverisin bashkë me neve. Serbia dëshiron kthim në kohë të luftës ku ka kryer masakra e gjenocid në Kosovë, ne dëshirojmë të ardhme demokratike, procperuese dhe evropiane. Qytetarët nga komuniteti serbë në Kosovë nuk duhet të paranojë që të kthehen në kohëra të shkuara, kohërat e shkuara duhet të ngelen në të kaluarën. Serbët janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe duhet të distancohen nga grupet kriminale dhe nga regjimi i Vuçiqit, i cili po i financon po i dirigjon dhe po kërkon luftë. Ne jemi qeveri e paqes e cila dëshiron ta ruaj sigurinë për të gjithë qytetarët“, tha ai.

Kurti ka falënderuar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të gjithë dhe të gjithë zyrtarët e shtetit tonë që po e mbajnë lartë moralin dhe vigjilencën e tyre, ndërkohë që përgatitjet i kanë të mëdha dhe shtetërore.

“Tash nuk është në tryezë as çështja e targave ilegale, as çështja e zgjedhjeve për kryebashkiak të katër komunave serbe, andaj duke qenë që kanë ngelur pa pretekste, janë të gatshëm të shpikin gjithçka vetëm e vetëm që të zbatojnë planin e tyre për barrikadim të veriut. Me këtë rast ne i bëjmë thirrje edhe një herë KOFR-it që ta garantojë lirinë e lëvizjes. KFOR-i në Kosovë është për një ambient të qetë dhe të sigurt, i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim. Bllokimi i rrugëve publike me automjete të rënda për të penguar lirinë e lëvizjes nga banda kriminale që qëllojnë mbi policinë tonë e policinë e EUELX-it, jo vetëm që është i papranueshëm por duhet të jetë edhe i papërsëritshëm kurdoherë në të ardhme, andaj ne po presim. KFOR-i po kërkon pak kohë që shpejt ta kryej këtë punë dhe ne po presim, nëse pritja jonë për KFOR-in është zbutje, le të quhet zbutje por për të mirën e përgjithshme besoj që megjithatë jemi duke e zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme. Në veçanti ajo që po më brengos është që po del qëllimi i vërtet i dorëheqjeve të policëve që u urdhëruan nga Beogradi e ky është që në Kosovë të mos ketë uniforma në të cilët janë serbët, rrjedhimisht bandat kriminale të mund të qëllojnë mbi uniforma në Kosovë, sepse ato janë ose Policia e Kosovës me shqiptar, me ndërkombëtar”, tha ai.

Kurti ka arsyetuar edhe vendimin e djeshëm të presidentes Vjosa Osmani për shterjen e zgjedhjeve në katër komunat serbe.

“ Jo thjesht pse policia jona ka konstatuar rrezik por për shkak se nuk ka kushte për votë të lirë, ka shumë frikë. Rreziku është evident, më i lartë se në të kaluarën, mirëpo frika është edhe më e madhe se sa rreziku dhe kjo frikë që mbretëron në veri të Kosovës nuk krijon kushte për zgjedhje të lira, për votë të lirë të qytetarëve. Ne nuk kemi interes që ku ka qenë një serb ta vendosim një shqiptarë, ne duam që të gjithë të jenë pjesë e institucioneve, siç janë pjesë e shoqërisë. Gjithashtu, ne duam që dalja në zgjedhje të mos jetë minimale, dëshirojmë proces legal me legjitimitet të plotë “, tha ai.

Kryeministri Kurti është pyetur edhe për deklarimin e tij të mbrëmshëm që Serbia është pro-aziatike, duke thënë se nuk e ka pas fjalën për Japoninë, por theksohet përpjekja e Serbisë që ta heq çështjen e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nga BE dhe ta shpie ter Këshilli i Sigurimit, ku dihet se anëtarë të përhershëm janë Rusia dhe Kina.

Ai akuzoi Serbinë që po synon cenim të territorit të Kosovës dhe minim të procesit të dialogut.

Kurti komentoi edhe vendimin për targat, duke thënë se asnjsë vendim që e kam marrë qeveria e Kosovës nuk është anuluar dhe nuk do të anulohet.

“Konkretisht kemi sekuencuar zbatim, kemi diversifikuar qasje, mirëpo nuk jemi zmbrapsur prej vendimeve. Nëse kjo mund të quhej zbutje prej dikujt le ta quajnë asisoj, por ne nuk jemi zmbrapsur asnjëherë dhe do të vazhdojmë edhe më tej“, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit