30.2 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Kurti kërkon reagim ndërkombëtar pas ndalimit të Agushollit: Serbia dëshmon se nuk dëshiron fqinjësi të mirë

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndalimit të ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramoz Agusholli, nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka dënuar ashpër veprimin e autoriteteve serbe, duke e cilësuar atë si dëshmi të qartë se Serbia nuk është e interesuar për marrëdhënie normale me Kosovën.

“Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit, nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë thirrje për dënim të qartë dhe të njëzëshëm nga komuniteti ndërkombëtar për këto praktika, të cilat, sipas tij, kanë për qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve të Kosovës.

“Përgëzoj institucionet tona dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm. Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë”, ka shtuar Kurti.

Të ngjashme

Të fundit