Kurti në fjalimin e tij tha se nevoja për zgjerim të Bashkimi Evropian është urgjente.
“Kemi nevojë për zgjerim urgjent, për shkak se agresioni rus po vazhdon në Ukrainë. Duhet te jetë mundësi për bashkëpunim të fuqishëm rajonal. Kosova është e gatshme për reforma, që rajoni të integrohet dhe qytetarët të përafrohen”, tha ndër tjera Kurti.
Gjithashtu, kryeministri theksoi edhe një herë së është koha që kërcënimet të ndërpriten.
Kurti po ashtu ka falënderuar BE-në, SHBA-të dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim të rëndësishëm, që sipas tij do të mundësojnë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së.