7.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Kurti: Kemi mbyllur 16 rrugë ilegale në veri të vendit

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar edhe sot duke i paraqitur të arriturat kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë vitit 2022.

Kurti ka shkruar në Facebook se gjatë vitit që lamë pas, kanë vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës.

“U realizuan 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës; u arrestuan 3202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë; mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit; shkatërruam 69 grupe kriminale; u konfiskuan mbi 1.8 ton substanca narkotike; shkatërruam 5 laboratore të drogës në veri të Kosovës, me vlerë qindra milionëshe në substanca dhe në pajisje si dhe 3 laboratore për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri; mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlarjes së parave; janë sekuestruar mbi 300 mijë litra karburante që s’ishin konform me aktet nënligjore; ndërtuam 4 objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës, si dhe bëmë shtrirjen e rrjetit optik në atë pjesë të vendit tonë, duke mundësuar shtrirjen e valëve telefonike, rrjetit të internetit dhe komunikimit me radiolidhje; krijuam Njësitin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili angazhohet në luftimin e kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore dhe keqpërdorimeve të tjera përgjatë vijës kufitare”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit