-1.4 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Kurti: KEK ka shënuar fitim rekord viteve të fundit në vlerë prej 105.7 milionë euro

- Advertisement -

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se 745 punëtorë të rinj i janë bashkuar Korporatës Energjetike të Kosovës në dy vjetët e fundit.

Ai ka thënë se 220 prej tyre nënshkruan kontratat e punës sot.

Tutje, ai ka thënë se KEK-u ka shënuar fitim rekord viteve të fundit në vlerë prej 105.7 milionë euro dhe sipas tij vazhdon të jetë siguresa e sigurisë sonë energjetike.

“KEK-u ka shënuar fitim rekord viteve të fundit në vlerë prej 105.7 milionë euro dhe vazhdon të jetë siguresa e sigurisë sonë energjetike, teksa ecim sigurt drejt tranzicionit të drejtë të energjisë dhe shtimit të kapaciteteve të reja prodhuese. Për një shtet që zhvillohet e ndërmarrje publike në shërbim të qytetarëve. Urime punëtorëve të rinj e punë të mbarë“, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit