1.9 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Kurti: Kam ofruar garancitë e mia që ish-krerët e UÇK-së të mbahen në Kosovë – le të jenë pranë familjarëve

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë në televizionin “Kanal10” se përmes një letre dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka kërkuar që ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë, të kthehen dhe të mbahen në paraburgim në Kosovë.

“Kam kërkuar dy gjëra. E para: kam ofruar garancitë e mia që ata të vijnë në Kosovë dhe të qëndrojnë në Kosovë në burg. Të jenë pranë familjeve, që do të ishte një lehtësim i madh. Në rregull, ata po konsiderojnë se duhet të qëndrojnë në paraburgim. Pse të qëndrojnë në Holandë, kur mund të jenë në Kosovë. Ai burg është” – tha Kurti.

“E dyta që e kam kërkuar është pyetja ime se a është e mundshme që Dhomat e Specializuara t’i trajtojnë edhe rastet e krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Për çështjen e parë, kryetarja e gjykatës pati thënë, pak a shumë, se nuk bën kthimi i tyre në Kosovë, ndërkaq për çështjen e dytë, ka qenë më shumë po se jo. Unë besoj se ata duhet ta publikojnë përgjigjen e tyre” – shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit