Teutë Rrusta, nga Partia Social Demokrate, ka shprehur kritika të forta ndaj Qeverisë Kurti, duke akuzuar kryeministrin se ka zgjedhur konfliktin në vend të paqes për të gjeneruar vota.
Për këtë ajo në Rubikon me Adriatik Kelmendi, e mori shembull konkret rastin e Banjskas.
”Është një proces i gjatë, që ka pru deri tek Banjska”.
”Banjska nuk ka pik prej qiellit. As nuk ka qenë një moment sporadik. Ka qenë e shkaktuar prej situatës e cila ka shku deri në një pikë të caktume”.
”Mos të themi se ne jemi të pafajshëm në krejt situatën. Natyrisht që atë e ka shkaktu Radojiçiqi dhe njerëzit përreth por ka arsye rrethanore pse ka ndodhë ajo”.
”Çështja është që kryeministri i Kosovës [Albin Kurti], në mes paqes dhe konfliktit – ka zgjedh me bo konfliktin”.
”Për shkak se është e vetmja mënyrë qysh po gjeneron vota. Për qata është e rëndësishme në fund të ditës me heq temën e Serbisë prej tavolinës”.
Tutje ajo u shpreh se kryeministri Albin Kurti vuan nga paranoja politike.
”Ai mendon që nëse njëherë del në opozitë, mbase asnjëherë më nuk do ta arrijë më kryeministrin”.