“Kurti ka bërë autogol” – Për çka e ka fjalën Abazi?

- Advertisement -

Ish-deputeti, Haki Abazi, ka thënë që kryeministri Albin Kurti ka bërë autogol mbrëmë kur nuk e ka propozuar Vjosa Osmanin për presidente.

Sipas Abazit, sot edhe “militanti më i verbër e analfabet” i Kurtit e ka kuptuar se si është puna e këtij të fundit.

“Arsyeja pse janë nda [Kurti dhe Osmani]: E para është që zonja Osmani në kalkulimet e saj politike ka mendu që Albin Kurti nuk bën autogol. Sot, Albin Kurti k aba autogol, mbrëmë në fakt, kur nuk e ka nominu zonjën Osmani qoftë edhe me rrezikun që nuk i merr votat e opozitës”, ka pohuar Abazi në DPT Te Fidani në Klan Kosova.

“Por, inati i tij, kryeneçësia e tij, narcizmi i tij politik që nuk e duron kërkon që ka mendim politik, që godet këdo që është i aftë me e artikulu një qëndrim politik, e ka sjellë në autogolin më të madh kur i ka 51.1 për qind”.

Të ngjashme

Të fundit