16.1 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Kurti jep detaje për bisedën me Erdoganin

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për bisedën telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Turqisë Rexhep Taijp Erdogan.

Kurti ka thënë se ka uruar për rizgjedhjen në krye të Turqisë si dhe kanë diskutuar për raportet ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri ka bërë të ditur se kanë folur edhe për zhvillimet në veri, ku edhe ka shprehur shqetësimin për “dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave”

“Në Republikën tonë pushteti mund të fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Në njoftimin e presidencës së Turqisë është bërë e ditur se Erdogan ka biseduar edhe me presidentin serb, Vuçiq ku kanë folur për zhvillimet në veri.

Të ngjashme

Të fundit