0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Kurti jep detaje nga takimi me veteranët, përmend pastrimin e listave

- Advertisement -

Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt takimi me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës, Faton Klinakun, ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së  Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së  dhe kryetarët e disa degëve të organizatës së veteranëve të luftës, njofton ZKM, transmeton Scanner.

U ritheksua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të UÇK-së.

U bisedua edhe për çështjen e pastrimit të listave dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë aspekt, si dhe tema të tjera të rëndësishme lidhur me statusin dhe gjendjen e veteranëve të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë takim të përbashkët të pranishëm ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, këshilltari i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja.

Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, tha se nuk pati marrëveshje me Kurtin.

I kemi diskutu shumë çështje por kërkesa jonë kryesore ka qenë që i kemi zhvillu dhe do të vazhdojmë t’i zhvillojmë protestat e veteranëve. Me kryeministrin nuk u dakorduam sepse kërkuam që të kthehet pika 3.1 që me atë pikë e kanë largu beneficionin e veteranit të luftës që nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale. Ne i kërkuam që pika 3.1 të kthehet. Në seancat që do të mbahen ne do të vazhdojmë protestat tona”, tha Klinaku.

Ndryshe, përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë takuar në objektin e Qeverisë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas ftesës që ky i fundit u ka bërë dje.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me pakënaqësitë e tyre për mos përfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit