-1.2 C
New York
Friday, December 5, 2025

Buy now

Kurti: Jemi përmirësuar në Indeksin Global mbi Krimin e Organizuar

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se Kosova është përmirësuar në Indeksin Global mbi Krimin e Organizuar.

Postimi në Facebook:

Kosova si histori suksesi në tjetër indeks ndërkombëtar. Kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar.

Indeksi Global mbi Krimin e Organizuar 2025, në të cilin jemi përmirësuar për 34 vende në krahasim me vitin 2021, vlerëson Kosovën si shtetin me nivelin më të ulët të kriminalitetit në rajon. Tregues i qartë i angazhimit të përbashkët për luftim të krimit të organizuar, forcim të sundimit të ligjit dhe besimit ndaj institucioneve të rendit.

Ky indeks mbështetet e financohet edhe nga Bashkimi Evropian, Interpol dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Të ngjashme

Të fundit