11.6 C
New York
Monday, April 14, 2025

Buy now

Kurti ikë sërish: Nuk përgjigjet se a i ka votat për formimin e Qeverisë

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish nuk është përgjigjur sa i përket formimit të qeverisë. Ai u pyet nga mediat nëse i ka votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër, por Kurti nuk është përgjigjur.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish nuk është përgjigjur sa i përket formimit të qeverisë. Ai u pyet nga mediat nëse i ka votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër, por Kurti nuk është përgjigjur.

Ai mori pjesë në përurimin e pikëkalimit kufitar të përbashkët “Hani i Elezit – Bllacë”.

Përndryshe, ata që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizjes Vetëvendosje, janë regjistruar të enjten e 10 prillit si deputetë. As atë ditë, Kurit nuk iu ka përgjigjur mediave. Ndërkohë, të premten janë regjistruar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurse, të hënën, pritet të regjistrohen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cila ishte në koalicion me Nismën për Kosovën, për t’i hapur rrugë seancës konstituive të Kuvendit, e cila do të mbahet më 15 prill.

Në këtë seancë ende nuk dihet nëse do të betohen vetëm deputetët apo do të zgjedhjet edhe kryetari i Kuvendit, i cili duhet të jetë emër i propozuar nga partia që ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, që është Lëvizja Vetëvendosje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit