11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kurti ia ‘kthen’ Hoveinerit: Hapja e Urës së Ibrit s’është kundër partnerëve tanë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit nuk është kundër askujt.

Kurti këtë e ka deklaruar në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, teksa ka thënë se hapja e Urës së Ibrit s’është kundër partnerëve tanë. Deklarata e tij erdhi pasi që ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi dje se hapja e Urës së Ibrit mund të rrezikojë ushtarët amerikanë në kuadër të KFOR’it.

Hapjen e Urës e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, të cilat i kemi ndarë menjëherë me komandantin e KFOR’it në frymën e konsultimeve”, deklaroi Kurti.

“Qeveria e Republikës së Kosovës besojnë thellësisht se liria elëvizjes dhe sundimi i ligjit dhe paqja e siguria janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin e shoqërinë, shtetin dhe qytetarët dhe komunitetet”.

“Hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak kundër partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, tha ndër të tjera shefi i Qeverisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit