Kryeministri Albin Kurti, ka komentuar propozimin e kryeministrin Edi Rama për Asociacionin.
“Nuk kam dyshim që Edi Rama beson që propozimi i tij i draft-statutit është i mirë, duke qenë kështu, unë propozoj që kryeministri Edi Rama, këtë draft-statut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë presidentit Vuçiq në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët e Luginës. Propozimi im është që duke besuar në atë që Rama beson që modeli i tij është i mirë dhe i duhur, në vend se t’ia propozojë Berlinit e Parisit për serbët në Kosovë, t’ia propozojë për shqiptarët në Serbi”, tha ai.