-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Kurti ia konfirmon Escobarit gatishmërinë për angazhim aktiv gjatë takimit në Bruksel

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar të hënën mbrëma se ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku kanë folur për rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të saj.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka bërë të ditur se në këtë bisedë e ka konfirmuar gatishmërinë e Kosovës për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të së enjtes në Bruksel.

“Kisha një telefonatë me StateDeptDAS Escobar. Diskutuam rëndësinë e sigurimit të zbatimit të qetë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj. Konfirmova gatishmërinë time për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të dialogut në Bruksel dhe e falënderova për mbështetjen e SHBA-së”, thuhet në postimin e Kurtit.

Njëherit, Kurti ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e dhënë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit