1.3 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Kurti ia huq në fjalimin e tij në Kuvend: Nuk e di që Besarta është vajza e Hamzë Jasharit

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij sot në seancë shtë dëgjuar duke thënë se Besarta Jashari, e mbijetuara e vetme e sulmit ndaj familjes Jashari, është e bija e komandantit legjendar Adem Jashari.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK’së.

Liderët e vendit kanë mbajtur fjalime para ish-presidentëve, ambasadorëve, deputetëve dhe mysafirëve të ftuar të tjerë.

Kurti e përmendi edhe të mbijetuarën e vetme të familjes Jashari duke thënë se ajo është simboli i dhimbjes dhe krenarisë për këtë familje që gati u shua krejtësisht për lirinë e Kosovës.

“Sot bëhen 24 vjet nga ditët kur familja Jashari ra heroikisht në Prekaz pas dy netësh e tri ditësh luftimesh të ashpra me agresorin serb. Gjithsej humbën jetën 83 vetë, si pasojë e tri sulmeve, përfshirë të paktën 24 gra dhe fëmijë. Një familje e tërë gati u shua si rezultat i luftimeve makabre dhe të pabarabarta. Tanke, mitralozë e ushtarë që sulmonin nga larg familjarë të armatosur me shpresën për liri dhe me armët që kishin krijuar vetë. E vetmja e mbijetuar e familjes Jashari, nga kjo masakër, që ka arritur të tregojë ngjarjen si e ka parë me sytë e saj është vajza e kryekomandantit Adem Jashari, Besarta. Si e mbijetuara e vetme Besarta na kujton tmerrin dhe dhimbjen, por edhe kurajon dhe krenarinë, që bart ajo, familja e saj dhe të gjithë ne si shqiptarë”, ka thënë ai.

Besarta Jashari është e mbijetuara e vetme nga sulmi serb mbi familjen Jashari në mëngjesin më 5. 6 dhe 7 mars, por ajo është e bija e Hamëz Jasharit, e cila në kohën e luftës ka qenë vetëm 10 vjeçare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit