Analisti politik, Bleron Baraliu, ka ironizuar me kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo pasi Kurti është kandidati i vetëm për kryetar në këtë subjekt politik që qeverisë me vendin.
“E dheza modelin për me vleresu si i ka gjasat Albini me u zgjedh(sic) sërish Kryetar i VV-së. Po del që Albini fiton bindshëm me 73.6%, pasuar nga Visar Imeri me 19.9%, Glauku me 4.7% dhe Liburni me 1.7%”, ka shkruar ai në Facebook.
Sot në të gjitha strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje është votuar.
Një anëtar një votë është mënyra sesi VV-ja e do të vendosë për kryetarin, ku kandidat është vetëm kryetari aktual i VV-së, Albin Kurti.