Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Der Standard, është shprehur i vendosur kundër Asociacionit teksa ka marrë një shembull për të keq komunat serbe në Bosnje.
Ai ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon Asociacione bazuar në baza etnike, teksa ka folur për këtë temë Kurti ka përmendur edhe Bosnje e Hercegovinën si një shembull të keq.
”Kushtetuta jonë nuk lejon shoqata të bazuara në kritere etnike, sepse paragrafi i parë i planit të Ahtisaarit thotë: Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike. Pra mund të kërkohet bashkim përgjatë maleve të Rugovës apo maleve të Sharrit, por ai nuk duhet të bazohet në identitet kombëtar. Pyes veten edhe pse marrëveshja e Ahtisaarit nuk duhet të jetë e mjaftueshme – ajo përmban shumë mbrojtje të pakicave për serbët. Kur bëhet fjalë për Asociacionin Serb të Komunave, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një shoqatë; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992”, ka thënë Kurti.
Më tej, ai ka thënë se nuk ka frikë se kjo ndodhë edhe në Kosovë, pavarësisht se ky është një qëllim i qartë.