Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar për marrjen e detyrës së tij të re Mark Rutte Sekretarit Gjeneral të NATO-s.
Ai përmes një postimi në “X”, i ka shprehur entuziazmin për të bashkëpunuar, shkruan lajmi.net.
“Urime për Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Mark Rutte për fillimin zyrtar të detyrës suaj në krye të NATO-s. Ne në Kosovë ju dëshirojmë suksese të mëdha dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në detyrën tuaj të re”, ka shkruar Kurti në “X”.
Postimi i tij i plotë: