1.8 C
New York
Saturday, February 15, 2025

Buy now

Kurti i tha opozitës “hajvana”, Haradinaj: Po flet Putini, për mu s’është Albini

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti, ku ky i fundit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit i ka quajtur opozitën “hajvana”.

Haradinaj ka shtuar se këto fjalë janë të diktatorëve, i autokratëve.

“Po flet Putini për mu, s’është Albini, ky është Putini. Njeriu që e fyen popullin e vet, për shembull ky është kryetari i Qeverisë ende, nuk ka ndodhur një kryetar i Qeverisë me quajt kështu opozitën, opozita mund me ndodh me sha qeverinë deri duke arsyetohet, nuk është në rregull, por prapë. Amo shiko se ky çfarë bënë. Këto janë fjalë i diktatorëve, i autokratëve, se ky e nxit sistemin, ky po i thotë sistemit këta janë hajvana, lopë, shikoni ku ka mbërri puna.” – ka thënë Haradinaj.

Tutje i pari i AAK-së, ka thënë se Kurti së bashku me Dejona Mihalin, Nagip Krasniqin dhe Martin Berishajn, janë banda kriminale, dhe se të njëjtit do të përfundojnë në burg për shkak të korrupsionit.

“Është e vërtet që këtij ja kemi heq maskën, pra sot një pjesë e madhe e njerëzve po e shohin se ky është edhe mashtrues edhe i korruptum me tenderë një burimor, edhe me atë organizatën e përbashkët kriminale, është i zhytur në korrupsion pra me Dejonën, me Nagipat, me Martinat, e me tjetrin, e me tjetrin. Këta kanë me përfundu në burg për korrupsion, krejt kjo ekip kanë me përfundu në burg besomni, s’kan ka ja mbajnë se janë të zbuluar keq për korrupsion.”

“Njeriu që sillet kështu si kryetar i qeveris, ky ka dal me shpallë fitoren dhe sillet kështu. Ky e ka një zor të madh që sillet kështu, e lidhet me korrupsion.” – ka thënë Haradinaj në T7.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit