Kryeministri Albin Kurti, sot nga gazetarët është pyetur rreth konsultimeve me minoritetet për koalicione për qeverinë e re, raporton Ekonomia Online.
Ai nuk u ndal që të flasë para gazetarëve dhe vazhdoi rrugën e tij duke thënë: “Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet, qeveria sigurt e udhëhequr nga Vetëvendosja dhe unë.”
VV ka fituar mbi 40 për qind të votave duke marrë 48 deputetë, numra që ia pamundësojnë themelimin e qeverisë vetë.
Ai dje në një konferencë për media është deklaruar pro bashkëpunimit me ministrin aktual Nenad Rashiq dhe komunitetet tjera.