Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është thellësisht i shqetësuar prej raportimeve se politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviq është paralizuar nga rrahjet që mori prej pjesëtarëve të BIA-s serbe,
Kurti ka shkruar se kjo vjen pas kërkim faljes që bëri Sandulloviq për krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë.
“Ky brutalitet i papërshkrueshëm përfaqëson tarifën që qeveria serbe u imponon qytetarëve të saj për guximin që të pranojnë të vërtetën dhe të ndjekin pajtimin. Ai gjithashtu përbën një shkelje serioze të KEDNj-së [Koventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut] dhe një sulm të ngjashëm sikur ato të Putinit, ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit”, ka shkruar Kurti në “X”.