Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar me Presidenten Vjosa Osmani. Ekonomia Online mëson se takimi ishte i shkurtër.
Ky takim vjen pas disa ditësh nga një mbledhje e mëparshme e organizuar nga Presidentja, ku liderët e partive politike u takuan së bashku për të diskutuar ngërçin politik në vend.
Lëvizjes Vetëvendosje nga sot e martë i ka mbetur edhe një ditë kohë për të vendosur nëse do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër apo do të lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.





