16.9 C
New York
Tuesday, May 20, 2025

Buy now

Kurti i shkon në zyrë Bulliqit në Podujevë

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit sot nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi në ndërtesën e Komunës së Podujevës.

Takimi u zhvillua në prag të vendosjes së gurthemelit të ndërtesave të Banimit të Përballueshëm dhe Social në këtë komunë. Këtë projekt, kryetari Bulliqi e cilësoi si një nga projektet më të mëdha kapitale në komunën që ai drejton dhe i cili i jep zgjidhje çështjes së banimit dy kategorive të rëndësishme shoqërore, të rinjve dhe rasteve sociale. Ai shprehu falënderimin e tij për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe nivelit qendror në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Podujevës.

Kryetari Bulliqi e njoftoi kryeministrin Kurti për punën e komunës si dhe planet për këtë vit. Ai së bashku me disa nga drejtorët komunalë gjithashtu bënë një prezantim të projekteve të realizuara deri më tani dhe të atyre që janë në realizim e sipër.

Kryeministri Kurti e falënderoi për mikpritjen dhe e përgëzoi kryetarin Bulliqi dhe ekipin e tij për punët e mira dhe projektet e shumta në shërbim të qytetarëve.

Të ngjashme

Të fundit