Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të enjten i është referuar indeksit të kompanisë “Henley and Partners”, që ka vlerësuar se Kosova është në mesin e shteteve më të sigurta në botë për të investuar.
Mirëpo juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë se kjo kompani është famëkeqe dhe e njëjta që “ia ka nxi jetën” gazetares Daphne Caruana Galizia në Maltë, e cila u vra.
Henley and Partners, të cilës po i referohet Kurti dhe qeveria për me u krekosë me të arritura, nuk është asgjë tjetër pos një kompani famëkeqe ligjore që e ka zgjeru biznesin edhe në pasaporta dhe investime”, ka thënë Kusari.
Për këtë kompani, të cilën e njoh shumë mirë, mundem me shkru gjatë, por po i lus gazetarët që të hulumtojnë dhe ta informojnë publikun. Ajo që mund të them është që Henley and Partners ia kanë nxi jetën gazetares së vrarë malteze Daphne Caruana Galizia”, ka thënë ajo teksa ka kërkuar që të lexohet edhe një tekst i gazetares, të cilin e kishte shkruar tre javë para se të vritej. Shkrimi ishte për Henley and Partners.
Postimi i plotë:






