-0.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Kurti i quan “biseda produktive” takimet e zhvilluara në New York

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur produktive takimet që ka zhvilluar ditëve të fundit në New York.

Kurti ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se ka biseduar me ndihmëssekretarin amerikan, James O’Brien, zv.ndihmëssekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, kryeministri e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kardinalin Pietro Parolin, kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell dhe zëvendëskryeministrin e Emirateve Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Kurti i ka quajtur këto takime të rëndësishme “për raportet tona me miq të çmueshëm dhe për mundësi të reja”.

“Biseda produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit