26.6 C
New York
Saturday, June 21, 2025

Buy now

Kurti i quajti “nomadë” ish-opozitën, Duda Balje: Shumë e morën si ofendim, unë jam mësuar më

- Advertisement -

 

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili në ditët e fundit ka përdorur termin “nomadë” për deputetët që nuk po marrin pjesë në votimin për konstituimin e Kuvendit.

Duda Balje thotë se tashmë është mësuar me gjuhë të tillë, derisa e pranon që shumë kolegë e kanë perceptuar si ofendim.

“Nuk e di me çfarë qëllimi, kam parë që shumica e deputetëve kanë marrë këtë si një lloj ofendimi. Unë jam mësuar dhe për mua nuk është diçka. Ndoshta ka qenë një moment kur ka qenë i revoltuar – edhe sot, 35 herë nuk është pak – por prapë se prapë besoj që kryeministri ka pasur një moment kur ka qenë më nervoz, edhe nuk po dua me besu se kështu ka menduar sinqertë,” tha Balje.

Të ngjashme

Të fundit