Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar fjalimin e Albin Kurtit gjatë festës së VV-së në sheshin e Prishtinës. Kurti i quajti hajvana partitë opozitare.
Çitaku thotë se shfaqje aq të turpshe nuk mundeni me pa nga asnjë lider politik.
Sipas saj, kjo shfaqje e Kurtit është për keqardhje duke thënë se u karakterizua me ‘Çirrje, sharje e mallkime’.
“Çfarë shfaqje e turpshme e Kryetarit të VV. Hyni në arkiva, edhe nuk keni me gjetë një shfaqje të tillë nga asnjë lider politik. Çfarë turpi. Keqardhje për të. Çirrje. Sharje. Mallkime. Dëgjojeni çka thotë, mbyllni sytë, dhe imagjinojeni që atë fjalim po e mbanë dikush tjetër. Çka kishit me thanë?!”, tha ajo.