8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti i prerë: I njohim targat e Serbisë, kur të sigurohemi se Beogradi po i lejon ato “RKS

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vendimin e Serbisë për të njohur targat “RKS”.

Ai ka thënë se edhe Kosova do t’i lejojë targat e Serbisë, kur të sigurohet që Beogradi po zbaton vendimin për ato RKS, shkruan lajmi.net.

I pari i Qeverisë tha se ky vendim i Qeverisë është manovër e Vuçiqit.

“Në shtator 2021, targat përdoreshin për të kërcënuar Kosovën përmes avionëve MIG29, dhe për të destabilizuar Kosovën në veri të vendit me ngritjen e barrikadave. Kurse në dhjetor sivjet, po përdoren për të ulur presionin nga perëndimi demokratik mbi Serbinë për zgjedhjet jo të rregullta dhe jodemokratike për të mbuluar refuzimin zyrtar të zbatimit të Marrëveshjes që Bërnabiq ia dërgoi me letër Këshillit Evropian”.

“Kështu duhet të lexohet ky veprim i Serbisë që më shumë se konstruktivitet, është një manovër e radhës për hir të pushtetit në Beograd. Qëndrimi ynë sa i përket çështjes së targave ka qenë i mbështetur në parimin e reciprocitetit”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit