Mandatari për kryeministër Albin Kurti është duke e mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës para se zgjedhje e Qeverisë të vihet në votim.
Ai e ka nisur fjalimin duke përmendur procesin në Hagë, duke e quajtur si orvatje që bie ndesh me kontekstin e luftës çlirimtare.
“Këto dy seanca po i mbajmë pasdite, sepse këto ditë po zhvillohen seancat e fundit të procesit zgjedhor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Kërkesa për 45 vjet për secilin është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin e luftës çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është i qartë, në Kosovë janë kryer krime ndaj shqiptarëve nga regjimi i Jugosllavisë”, ka thënë ai.






