Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur deklaratave të deputetit të PDK-së, Ferat Shalës, ku i përmendi KESCO dhe një kërkim falje për gjithë qyetarët.
“Kur e keni transferuar monopolin publik në monipol privat, ju skeni bërë asnjë zë. Ju keni qenë në anën e privatizimit. A i ka KESCO borxh KEK-ut, po. A është i madh borxhi, po. Unë do të bëj më të mirën për KEK-un por e keqja buron prej juve. Së pari ju duhet të kërkoni falje për privatizimin. Kur të kërkoni ju falje për atë, në do të diskutojmë”, tha Kurti.
Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, në seancën e Kuvendit ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i informojë në hollësi se çfarë marrëveshje është nënshkruar dje në mes të Kosovës dhe Serbisë në fushën e energjisë.
Shala e ka pyetur Kurtin se a cenon sovranitetin e vendit ajo marrëveshje.