23.4 C
New York
Wednesday, July 2, 2025

Buy now

Kurti i përgjigjet BE-së dhe ambasadave për urat: Ata që kanë dilema le t’na kontaktojnë, ua shpjegojmë qëllimet

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu është përgjigjur BE-së dhe ambasadave të huaja të cilat i kanë kërkuar të mos marrë veprime të njëanshme lidhur me ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Kurti pasi ka vendosur du gurthemelet e urave, ka thënë se është kryeministër i Kosovës dhe se të gjitha veprimet po i bëjnë në përputhje me planet dhe në bazë të ligjit.

“Unë jam kryeministër i Kosovës. Këta janë ministra të Kosovës. Janë kryetar të Komunave të Kosovës. Gjithçka që bëjmë është në përputhje me planet tona, sipas ligjit dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka thënë se ata që kanë dilema, mund ta kontaktojnë Qeverinë e Kosovës për të marrë shpjegime.

“Ata që kanë dilema, lirisht mund të na kontaktojnë dhe ua shpjegojmë me përpikmëri dhe durim”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

Të fundit