Kurti i ndau sektorit publik pagë të 13-të, Azemi: Për sektorin privat iu bie ndërmend veç kur bjen era zgjedhje

- Advertisement -

Jusuf Azemi, Kryetar i Sindikatës së Pavarurë të Punëtorëve të Sektorit Privat, ka kritikuar Qeverinë për neglizhimin e punëtorëve privatë, pas ndarjes së pagës së 13-të për sektorin publik.

Ai tha se deputetët “morën katër mijë euro pa punuar fare”, ndërsa punëtorët privatë paguhen rreth 292 euro.

Azemi përmendi edhe zotimin e Hekuran Murati për 200 milionë euro, duke shtuar se përfitimet janë minimale.

“Sikur të mos ishte ndjerë era zgjedhje, nuk do të ndodhte kjo”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit