-8.2 C
New York
Tuesday, January 20, 2026

Buy now

Kurti i mëshon opozitës prej Davosit: Unë nuk doja zgjedhje, ata donin – një parti s’donte takim hiç, tjetra e donte kryeparlamentarin me tre deputetë

Kurti i mëshon opozitës prej Davosit: Një parti s’donte takim fare, njëra e donte postin e kryeparlamentarit me tre deputetë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nga Davosi i Zvicrës, ka thënë se ai nuk dëshironte zgjedhje të reja. Ai thotë se mungesa e bashkëpunimit nga ana e opozitës, i solli zgjedhjet e reja dhe rezultatin e mirë për të.

“Para se gjithash, nuk shkuam në zgjedhje të reja pse donim. Ky nuk ishte qëllimi ynë por ishte pasojë e mungesës së bashkëpunimit me opozitën.

Ne fituam në shkurt 42.3 për qind por nuk ishte e mjaftueshme. Provuam gjithcka. Provuam të takoheshim me një apo dy parti politike opozitare”, deklaroi ai në një bisedë më Rory Steëart në Davos të Zvicrës.

Kurti ka përmendur rastin e LDK-së nuk dëshironte takim fare me të si dhe ‘ambicien’ e Fatmir Limajt për postin e kryeparlamentarit derisa i kishte ‘vetëm tre deputetë’.

“Një nga to nuk donte të takoheshim, njëra nga to e dëshironte (postin) e kryeparlamentarit me vetëm tre deputetë”- ka thënë Kurti.

Pastaj, nuk e pranuan propozuan emrin tonë për kryeparlamentar megjithëse e zëvendësuam atë emër dhjetëra herë. Opozita sërish pas iu tha ‘jo’ të gjithëve.

Mandej, unë zëvendësova emrin tim me zëvendësin tim në parti, Glauk Konjufca, i cili ishte kryeparlamentar dhe do të isha zëvendëskryeministri dhe ministr i jashtëm

Prapë thanë jo”, thotë Kurti.

Ai thotë se këto veprime sollën zgjedhjet e reja, për të cilat thotë, se ‘megjithëse nuk i dëshironte, ishte gati për to’.

“Kështu që, përgjatë vitit 2025, ishte e qartë për njerëzit, se nuk kishim një qeveri jo pse nuk fituam zgjedhjet por sepse askush nuk donte të bashkëpunonte me ne.

Kështu që, mendoj se nëse do të doja zgjedhje të reja, njerëzit do të më ndëshkonin mua.

Unë nuk doja zgjedhje të reja, por nëse zgjedhjet e reja ishin aty, më mirë të isha gati.

Kështu që kishte pasoja nga mosbashkëpunimi i opozitës”, thotë Kurti.

Të ngjashme

Të fundit