Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i ka kthyer përgjigje pozitive presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, për takimin e 15 majit.
Kështu mëson Klankosova.tv përmes burimeve të saja.
Ndërkaq, dje “PO” i shefes së shtetit i thanë edhe liderët e tjerë të partive, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, njofton Klankosova.tv.
Takimi i thirrur nga presidentja vjen si përpjekje për ta zhbllokuar situatën politike në Kuvendin e Kosovës.
Të enjten, me fillim nga ora 13:00, Osmani do të ketë takim me partitë shumicë, kurse me fillim nga ora 15:00 me partitë nga komunitetet joshumicë.
Derisa edhe sot për herën e 15-të ka dështuar konstituuimi i Parlamentit, njofton Klankosova.tv.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të nisë në orën 10:30.