“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”, Spahiu: Zgjedhjet e dobësojnë Albinin

- Advertisement -

Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti i ka dy zgjidhje, ta bëjë President Bedri Hamzën ose Lumir Abdixhikun, pasi sipas tij zgjedhjet e reja nuk prodhojnë asgjë.

“Unë mendoj që Kurti ka vetëm dy zgjidhje, o t’i ofrojë Bedri Hamzës të bëhet president o t’i ofrojë Lumir Abdixhikut të bëhet president”, tha Spahiu në Pressing.

“Nëse nuk don Lumiri, Lutfi Haziri që do të ishte figurë më e pranueshme e LDK-së dhe që do të kishte mundur të merrte edhe ndonjë votë jashtë LDK-së e VV-së”.

“Kjo është zgjidhja më e mirë për Kosovën, zgjedhjet e reja nuk prodhojnë asgjë, e dobësojnë Albinin…Sa më poshtë që bie ai më shumë egërsohet”, tha Spahiu.

Të ngjashme

Të fundit