Liberalizimi i vizave është tema e radhës e funksionaizuar për fushatë zgjedhore nga Albin Kurti.
90 e kusur kriteret ligjore për liberalizim të vizave janë përmbyllur qysh e para ardhjes së tij, ndërsa ai vet kishte përmbushur kriterin politik, atë të arritjes së një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, përkatësisht planin franko-gjerman me Nenin 7 të vetëmenaxhimit për komunat serbe.
Pas pranimit nga Kurti, Franca pranoi që të lejojë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.
Por, krejt ndryshe për Albin Kurtin dhe fushatën e tij.
“Shtet i fortë – pasaportë e fuqishme. Udhëtojmë në Bashkimin Evropian si të barabartë e të lirë, pas një kohe të gjatë izolimi e shpërfillje. Me qeverisjen tonë liberalizimi i vizave u arrit me punë, pa kompromise, pa shampanja, sepse ishte e drejtë dhe meritë, e shtetit dhe popullit të Kosovës”, tha Albin Kurti.






