Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është gëzuar vendimit pro heqjes së vizave nga Parlamenti Evropian.
Në një postim në Facebook, ai thotë se “liberalizimi ndodhi sot”.
Postimi i plotë:
Liberalizimi i vizave ndodhi sot.
Nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen.
Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë.
Falënderojmë eurodeputetët, Parlamentin Evropian dhe shtetet e Bashkimit Evropian për votën, vendimin dhe mbështetjen.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=777629353730794&id=100044512086347&mibextid=Nif5oz