0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Kurti i gëzohet lirimit të tre policëve: Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Përmes një postimi në Twitter ka shkruar se e konfirmon se tre policët e rrëmbyer janë liruar.

Ai ka thënë se edhe pse janë të gëzuar që po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet të qortohet.

Ka shtuar se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar ai.

https://twitter.com/albinkurti/status/1673255716335890432?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1673255716335890432%7Ctwgr%5E478860617d3a3ea01ff57d2bc93b200da2a90d82%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fkurti-i-gezohet-lirimit-te-tre-policeve-agresioni-serb-duhet-te-mbaje-pergjegjesi%2F
Gjykata në Kralevë, sot ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit