22.5 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Kurti i gatshëm për nënshkrim, kurse Bislimi thotë se nuk është pranuar drafti për Asociacionin

- Advertisement -

Ndonëse para disa javësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar se është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen, ku përfshihet edhe drafti për Asociacionit, sot zëvendësi i tij ka thënë se ai draft nuk është pranuar asnjëherë.

Bislimi po ashtu ka akuzuar opozitën e tanishme për deklaratat e tyre rreth Asociacionit.

Madje, ai ka thënë se ka disa shembuj që opozita është në një vijë me Serbinë.

“Kjo narrativë është duke u shpërndarë qëllimisht dhe gabimisht…”.

Pra, ju nuk e keni pranuar këtë draft?

“Jo në asnjë rast. Qeveria e Kosovës vetëm ka thënë kështu: Procesi i veprimeve në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit i ka disa faza kur bëhet fjalë për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Njëra prej fazave është dakordimi i Qeverisë që një draft ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar Bislimi.

I pyetur nëse në draftin e dorëzuar nga emisarët përmendet Rezoluta 1244 dhe pse duhej të përmendej ajo, Bislimi është shprehur: “Diku në draft përmendet. Për këtë përgjigjen ata që e kanë hartuar. E kemi pasur lehtë, ndoshta më të lehtë të ballafaqohemi me Vuçiqin, kur kanë thënë se edhe opozita juaj mendon sikurse Serbia, e ju mendoni ndryshe. Pyesni Lajçakun pse na e ka thënë këtë akuzë, por nëse kjo që po e bëjmë tani ose na është prezantuar tani, qenka SuperZajdenicë, ku është problemi te Vuçiqi, i cili po thotë se nuk po e dua këtë SuperZajednicë, por po e dua atë Zajdenicën e Isa Mustafës”, ka shtuar Bislimi në një intervistë për RTK Prime.

Të ngjashme

Të fundit