15 mijë vota i kërkoi në Rahovec për të arritur atë që e jep për thuajse të mirëqenë – 500 mijë vota – kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Fushatën zgjedhore të Vetëvendosjes e krahasoi me muajin e Ramazanit, përkatësisht se si agjërimui është “më i vështirë dhjetë ditët e fundit” – ndërkaq duke e lidhur edhe “festën e 9 shkurtit të Vetëvendosjes” me festën e Bajramit.
“Kjo fushata zgjedhore është pak si Ramazani, dhjetë ditë e fundit janë më të vështira, por në 10 ditët e fundit duhet m’i dhanë zor më shumë. E masnej vjene festa e Bajramit… Do të kemi fitore të paparë…”, tha ai.
“I duam, na duhen, 15 mijë vota”, tha ai.