12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Kurti “i çon mesazh” BE-së: S’jemi kokëfortë por parimorë, bëni mirë ta kuptoni këtë

- Advertisement -

Kryeministri Kurti ka dhënë një intervistë për mediumin lokal “Tv Koha”, ku ka thënë se “nuk është e logjikshme që të insistohet në masa kundër Kosovës”.

“…Ne dy herë nga 25 për qind e kemi zvogëluar praninë e policisë sonë në ndërtesat në tri komunat veri dhe kemi shprehur gatishmëri që të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Prandaj unë besoj që nuk është e logjikshme, as racionale të insistohet kundër Kosovës me masa nga më të ndryshmet, prej atyre financiare deri tek vizitat e nivelit më të lartë…” – deklaroi Kurti.

Përgjigje për BE-në?

Më tutje, shefi i Qeverisë së Kosovës e cilësoi si hap të duhur letrën e rreth 50 parlamentarëve drejtuar ShBA-së, BE-së e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ato do të duheshin të tejkaloheshin, të hiqeshin dhe kjo letra e mbi 50 parlamentareve të perëndimit demokratike: SHBA, MB, BE, ku unë besojë që është hapi i duhur në drejtimin e duhur që të përmirësohet qasja ndaj Kosovës e të ashpërsohet ndaj Serbisë agresore, e cila nuk distancohet nga as nga Millosheviqi as nga Putini.” – tha ai.

Pas kësaj, gazetari që po e intervistonte iu drejtua me këtë pyetje: “A keni lëshuar mjaftueshëm pe ndaj kërkesave të BE-së?”

Përgjigja e kryeministrit, dukej të ishte edhe përgjigje pas deklaratave të djeshme të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano. Kurti u shpreh se ka shprehur gatishmërinë për mirëkuptim, por jo “në kurriz të vlerave evropiane në njërën anë, dhe ligjshmërisë së Kosovës në anën tjetër”.

Kështu, në fund ai tha se ka qenë parimor, e jo kokëfortë, dhe se “BE-ja bën mirë që ta pranojë këtë”.

“Unë kam qenë shumë konstruktiv, natyrisht që kemi shprehur gatishmërinë për të pasur mirëkuptim edhe për brenda të BE-së, por asnjëherë s’e kemi bërë këtë në kurriz të vlerave evropiane në njërën anë, apo të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së Kosovës. Kemi qenë parimor dhe jo kokëfortë, dhe BE-ja bën mirë që ta pranojë këtë, e vlerësojë e mirëkuptojë sa më parë.” – deklaroi ai.

Sjellje “joevropiane”

Pikërisht kështu po e cilëson BE-ja sjelljen e Kosovës për shkak të tensioneve në veri të vendit.

Në një konferencë para gazetarëve, zëdhënësi Peter Stano la të kuptohet se masat nda jKosovës u vendosën për të filluar sjellja “në mënyrë evropiane”.

“E kemi thënë disa herë, BE-ja është ndërmjetësues që po ndihmon të dy palët që të arrijnë kompromisin për të normalizuar marrëdhëniet. Çfarë kemi bërë pas eskalimit, kemi vendosur masa për shkak të mungesës së tyre për të filluar që të sillen në mënyrë evropiane.” – deklaroi ai.

Stano foli edhe për letrën e paralemantarëve, duke deklaruar si vijon:

“Mund të konfirmoj që Përfaqësuesi i Lartë e ka pranuar këtë letër, ai gjithmonë përgjigjet…kur vjen te çështja që është ngritur nga disa shtete, mund të them që politikat e BE-së formohen nga 27 vende anëtare. Ne kemi mijëra-mijëra eurodeputetë, por vendimet vijnë nga 27 vendet anëtare në unanimitet.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit