5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Kurti i bën thirrje komunitet joshumicë që të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë

- Advertisement -

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje komunitet joshumicë që të marrin pjesë në regjistrimin e

Kurti për komunitetet e Kosovës shprehet se janë vlerë e identitet të vendit.

“Komunitetet joshumicë janë vlerë e identitet i shtetit tonë. Shoqëria jonë është e pasur sepse ju jeni pjesë e saj”, ka shkruar Kurti në Facebook, por që ka edhe një video me po të njëjtat fjalë.

“Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për shtetin tonë”.

“Ai nuk është thjesht një shënim statistikor; është deklaratë e fuqishme e identitetit, të drejtave, dhe vendit të secilit qytetar në shoqërinë tonë. Nuk është thjesht një ushtrim burokratik; është mekanizëm përmes të cilit ne formojmë politika dhe ndajmë burime për të siguruar që çdo qytetar, pa marrë parasysh etninë apo besimin, do të marrë mbështetjen dhe shërbimet që i takojnë”.

“Andaj, mos ngurroni, regjistrohuni!”.

Adresimi im i plotë për komunitetet joshumicë:

“Të dashur bashkëqytetarë të komunitetit serb, boshnjak, turk, ashkali, egjiptian, rom, e goran,

Tash e dy javë ka filluar një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për shtetin tonë: Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Ai bëhet çdo 10 vjet dhe është përcaktues për dekadën para neve.

Pjesëmarrja e secilit nuk është thjesht një shënim statistikor; është një deklaratë e fuqishme e identitetit, të drejtave, dhe vendit të secilit qytetar në shoqërinë tonë.

Regjistrimi i popullsisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik; është mekanizëm përmes të cilit ne formojmë politika dhe ndajmë burime për të siguruar që çdo qytetar, pa marrë parasysh etninë apo besimin, do të marrë mbështetjen dhe shërbimet që i takojnë.

Në bazë të tij bëhet ndarja dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit. Rezultatet e tij përcaktojnë politikat sociale dhe zhvillimore të shtetit, investimet në komunitetet tuaja, subvencionet në mbështetje tuaj, programet e shërbimet sociale dhe shëndetësore.

Vetëm me një regjistrim të plotë e të saktë do të mund ta dimë më së miri se për sa çerdhe e shkolla keni nevojë; se sa hapësira kulturore, rekreative e sportive duhet të planifikohen në shërbim të komuniteteve tuaja; çfarë programe e politika sociale i përgjigjen nevojave tuaja e kështu me radhë.

Regjistrimi është dokumentim zyrtar i përbërjes së shoqërisë sonë. Të dhënat e tij pastaj bëhen pasqyrë e politikave tona dhe përgjegjësi e shtetit dhe institucioneve tona.

Regjistruesit do të vijnë derë më derë. Mirëprisni ata si mikpritës të mirë që jeni.

Komunitetet joshumicë janë vlerë e identitet i shtetit tonë. Shoqëria jonë është e pasur sepse ju jeni pjesë e saj. Andaj, mos ngurroni, regjistrohuni!”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit