-6.1 C
New York
Tuesday, January 27, 2026

Buy now

Kurti hesht për “Bordin e Paqes”, Ymeri e kritikon: E palogjikshme

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar se qëndrimi i Kosovës ndaj Bordit të Paqes duhet të trajtohet si çështje shtetërore dhe strategjike, e jo të mbetet peng i “përplasjeve politike” mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Ymeri ka kritikuar mungesën e një deklarimi të qartë institucional nga kryeministri në detyrë, duke e cilësuar atë si të palogjikshme.

“Së pari mos me u deklaru për Bordin e Paqes, nga kryeministri meqë Kosova është pjesë, por edhe të mos ishte Kosova pjesë vetëm për ftesën unë mendoj që është e palogjikshme. Nëse Albin Kurti e sheh vetën si kryeministër edhe në detyre edhe i ardhshëm që do të jetë, ne si Kosovë duhet me pas qëndrim. Dhe qëndrimin e Kosovës e jep presidentja, por e jep edhe kryeministri. Sepse mendoj që anëtarësimi dhe nënshkrimi i Kosovës në Bordin e Paqes gjithqysh duhet të shihet përtej këtyre zënkave Vjosa-Albin, kjo parti e ajo. Tek e fundit këto janë normale për neve.

Po ky është përkushtim edhe zotim që mund me dal edhe më serioz. Ndoshta edhe nuk del. Megjithatë ky është një lloj rreshtimi. Dhe rreshtimi i Kosovës, që është i ndryshëm që ka qenë tradicional. Pra, uniteti transatlantik dhe ne pjesë e tij. Duhet të diskutohet…”, ka thënë Ymeri.

Të ngjashme

Të fundit