Kishte paralajmëruar disa herë se do të zhvillojë dialog me komunitetin serb në Kosovë.
Madje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dialogun me serbet në Kosovë e cilësonte më të rëndësishëm sesa dialogun me Beogradin zyrtar të ndërmjetësuar nga Brukseli.
Por serbët që jetojnë në Kosovë akoma janë në pritje për të zhvilluar një dialog me kryeministrin e tyre.
Meqë shefi i ekzekutivit akoma nuk e ka marrë një iniciativë të tillë.
E Hulumtuesi, Igor Markoviq, i cili jeton në Mitrovicën e Veriut jep disa shpjegime për hezitimin e Kryeministrit Kurti për dialogun e brendshëm.
“Nëse do të fillonte një dialog të tillë, Kryeministri Kurti, do të shihej si një udhëheqës i dobët nga partia që ai e udhëheq por edhe nga opozita. Arsyeja tjetër që Kurti po heziton është se ai mendon se jeta e qytetarëve serb nuk do të ketë progres përmes këtij dialogu të brendshëm. Së fundmi ai iu drejtua komunitetit serb përmes një video-mesazhi, kjo është një simbolikë që flet shumë për distancën që është krijuar me ne”
Ndërkaq, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, institucionet e Kosovës e kanë për obligim të krijojnë një mjedis të barabartë për çdo qytetar të Kosovës.
Më herët kryeministri Kurti u ka bërë thirrje komunitetit serb, që të mos ndikohen nga regjimi autoritar në Beograd, i cili sipas tij nuk është i interesuar për mirëqenien e serbëve në Kosovë.