16.9 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Kurti hap vitin shkollor të “shkollës politike” të VV-së: Aktivisti s’duhet të ketë reaksion kuturu, por kundërshtim të zëshëm ndaj padrejtësive

- Advertisement -

Edhe sivjet kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hapur atë që quhet “Shkollë Politike” e LVV-së për aktivistët e saj, e ku pretendohet t’u mësohet filozofi politike mbështetësve të kësaj organizate.

Në të kaluarën kjo shkollë ka gëzuar “nam të keq” dhe është lexuar për thjesht “shkollë indoktrimi” ku ligjëronin mendje të shthurura dhe ideologjike si Elvis Hoxha apo Hysamedin Feraj, megjithatë tash nuk dihet gjë se kush-çka ligjëron.

Në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje ku për sesionin hapës ku morri pjesë edhe Albin Kurti shkruhet që “puna e aktivistëve politikë të LVV-së të mos jetë një reaksion kuturu i antagonizmit politik, por një kundërshtim i zëshëm për hir të parimeve dhe kundër padrejtësive”.

Njoftimi i plotë:

Sot u mbajt sesioni hapës i Nivelit Teorik të Shkollës Politike, për vitin 2023-2024, ku aktivistët u pritën nga Kryeministri, njëherit Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, nënkryetarja Mrika Limani Myrtaj dhe aktivistët Liridona Kelani e Hazir Asllani.

Në fjalën hapëse të diskutimit për këtë sesion, Kryetari i Lëvizjes foli për rëndësinë e Shkollës si platformë ku aktivistët mund të mësojnë e diskutojnë për konceptet më të rëndësishme politike dhe filozofike. Kjo u tha në kontekst të diskutimit që aktivisti politik duhet t’i ketë këto dije të formuara, në mënyrë që puna e aktivistëve politikë të LVV-së të mos jetë një reaksion kuturu i antagonizmit politik, por një kundërshtim i zëshëm për hir të parimeve dhe kundër padrejtësive.

Shkolla Politike është vendi i filozofisë politike për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku mbahet gjallë elani për aktivizim politik e bashkëdyzohen aktivizmi dhe teorikja. Shkolla Politike është treguesi i seriozitetit me të cilin trajtohet thelbi i formimit politik me ide e parime që dëshmon se politikën e sferës publike nuk e konsiderojmë rrymë për lëvizje inerte.

Ne kemi ide të artikuluara, parime të palëkundura, aktivizmin si mjet dhe barazinë si qëllim.

Niveli Teorik i Shkollës Politike do të zgjasë për një vit akademik, ku aktivistët do të ndjekin ligjërata për filozofinë politike, shkencat politike e historinë dhe ekonominë politike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit