![Kurti hap ‘’Ballkonin e Hapur’’ të Qeverisë, mbledhë stafin e kryeministrisë Kurti hap ‘’Ballkonin e Hapur’’ të Qeverisë, mbledhë stafin e kryeministrisë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/08/453731032_1040762980750762_4816270315332815719_n-1024x683-1.jpg)
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka hapur dyert e ‘’Ballkonit të Hapur’’ të Qeverisë.
Ai ka mbledhur stafin e tij që punon në Qeveri për të biseduar e shkëmbyer ide e mendime për punët e Qeverisë.
‘’Ballkoni i Hapur ishte përsëri vendtakim për të gjithë stafin në kryeministri. Biseda e shkëmbime të këndshme, gjatë të cilave natyrisht nuk mungon falënderimi për angazhimin dhe inkurajimi për të vazhduar punët e mira’’, ka shkruar Kurti.
Kjo nuk është hera e parë që Kurti organizon takime në ‘Ballkonin e Hapur’’ të Qeverisë.