7.2 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Kurti: Grupi që sulmoi u përkrah nga Beogradi

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se grupi kriminal që kreu sulme në veri është i përkrahur politikisht e financiarisht nga Beogradi zyrtar.

Kështu tha ai derisa mori pjesë në ndezjen e qirinjve për policin e vrarë në detyrë, Afrim Bunjaku.

“Këtu me ndezjen e qiriut ne e shtojmë nje drite te vogël per shpirtin e madh te Afrim Bunjakut i cili me trimërinë ndriçoi rrugën e shtetit te Kosoves qe nuk zbrapet para asnjë krimineli.

Ajo që dihet tashmë është që kemi pjestarë të atij formacioni profesionist ushtarak policor të huaj që kreu sulmin terrosit dhe vru mizorisht Afrimin. Kemi te plagosur e te vrarë. Procesi ne vijim do na jep më shumë të dhëna se kush janë ata, si hynë në Kosovë e kush janë dirigjuesit. Çfarë kemi mësuar, është që bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal që ka planifikuar gjatë këtë sulm. Ata nuk paraqesin një bandë të kontrabandës por një strukturë mercenare që është e përkrahur politikisht e financiarisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit